S’ka të ndalur Vjosa Osmani, ia merr LDK-së edhe 33 zyrtarë në Mitrovicë

Sot, 33 përfaqësues të strukturave të LDK-së në Mitrovicë, kryetarë nëndegësh, veprimtarë dhe autoritete të qytetit të Mitrovicës ju bashkuan Inciativës së Vjosa Osmanit.

Kështu ka bërë të ditur Faton Peci, këshilltar i Vjosa Osmani.

“Ndryshimi i madh vjen me Vjosa Osmanin. Brenda pak ditësh do të jemi në Mitrovicë, për t’u takuar në çdo lagje e çdo fshat. Bashkohu edhe ti për ndryshimin e madh që i duhet Kosovës. Kosovës i duhet konsistencë dhe aleancë me qytetarët. I duhet mbajtja e fjalës së dhënë, një virtyt i çmuar nga kohërat e vjetra te ne shqiptarët. Personfikim i fjalës së mbajtur dhe konsistencës është vetëm Vjosa Osmani.

Për një Kosovë më të mirë, për fjalën e mbajtur, për konsistencën!”, ka shkrua Peci.

Osmani ditë më parë ia mori LDK-së edhe disa asamblesitë nga Ferizaj. /Ballkani.info/