S’ka të ndalur Haxhi Shala, bashkë me Ramush Haradinajn prezantojnë prurjet e reja në AAK

Deputeti i ri i AAK-së, Haxhi Shala i cili javë më parë kaloi nga Nisma në partinë e Ramush Haradinajt, vazhdon të merr me vete anëtar të ish partisë.

Sot, Shala bashkë me shefin e ri partiak, Ramush Haradinaj kanë qëndruar në Gjakovë. Me këtë rast, ish strukturat e nëndegëve të Nismës në Devë dhe Marmull të kësaj komune i janë bashkuar AAK-së.

Postimi i plotë i Haxhi Shalës:

Së bashku me Kryetarin Ramush Haradinaj, deputetin Pal Lekaj, Kryetarin Smajl Latifi dhe kolegë tjerë, ishim në Gjakovë. Me këtë rast, ish-strukturat e nën-degëve të Nisma në Devë dhe Marmull të Gjakovës, ju bashkuan rrugëtimit tim me Haradinajn dhe AAK-në.

Faleminderit shumë për përkrahje dhe mikpritje.

HSH