S’ka raste të reja me COVID-19 në Gjilan, njëri pacient drejt shërimit

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, deklaroi se nga 33 mostrat nga kjo komunë, që përfshinë ekipin shëndetësor dhe qytetarët e Zhegrës e Vrapçiqit, që të gjithë kanë rezultuar negativë me Covid-19.

Sipas Hazirit, lajmi tjetër i mirë është se edhe A.H. nga Zhegra që para disa ditësh kishte rezultuar pozitiv, nga testi i sotëm ka dalë negativ dhe llogaritet i shëruar.

“Falë angazhimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike në Gjilan dhe Komitetit për mbrojtje dhe shpëtim të Gjilanit, është arritur ky rezultat. Vazhdojmë me shtrëngim të masave dhe lojalitetin në respektim të vendimeve, në luftë me të panjohurën. Faleminderit të gjithëve për angazhimin. E lusim Zotin që 13 anëtarët Shaqiri nga Vrapçiqi sa më shpejtë të shërohen”, shkroi Haziri.