S’ka më grevë në arsim, kreu i SBAShK-ut thotë se nuk kanë kujt t’i drejtohen

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj ka bërë të ditur për Ekonomia Online se nuk do të ketë grevë në arsim.

Ai më tej ka shtuar se pas grevës së të premtes do të koordinohen me këshillin e këtij institucion dhe do të dalin me një vendim përfundimtar.

Por siç thotë ai kërkesat e tyre nuk kanë edhe ku t’i drejtojnë, pas vendimit të Kushtetuese për pezullimin e Ligjit për Pagat.

Ngase Jasharaj thotë që Qeveria në detyrë më nuk është funksionale dhe ajo në ardhje nuk ka kompetenca të merret me kërkesat e tyre.