Video

S’ka largim masiv të kosovarëve pas liberalizimit të vizave, siç spekulohej para 1 janarit 2024

Numri i udhëtarëve që shkojnë në zonën Schengen ka rënë ditëve të fundit në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Për më shumë se një muaj nga  liberalizimi i vizave qytetarët përveç udhëtimeve me aeroplan kanë zgjedhur edhe linjat e autobusëve.

Zëdhënësja e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, Shqipe Durmishi, ka dhënë detaje për Ballkano.info për numrin e udhëtarëve dhe fluksin në fillim të muajit janar.

“ Java e parë apo 10 ditshi i parë i janarit ka qenë një fluks pak më i shtuar i qytetarëve të cilët e kanë frekuentuar Stacionin e Autobusëve, kjo korrespondon edhe me periudhën e festave dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve në zonën Schengen”, ka thënë Durmishi.

Ajo tutje ka thënë pas liberalizimit të vizave janë shtuar edhe linjat e reja ndërkombëtare.

“Pas asaj periudhe në Stacion është kthyer normalitetit, vrehet një shtim i linjave të transportit ndërkombëtar mirëpo ajo është një përqindje shumë e vogël 10 deri në 15 përqind mund të themi”, tha ajo.

Ballkani.info iu sjellë pamjet nga Stacionin e Autobusëve në Prishtinë: