kuvendi

S`ka kuroum, Kuvendi nuk arrin të votoj ligjin për mbrojtjen e ajrit nga ndotja

Kuvendi i Kosovës ka shqyrtuar pikën e 6 të rendit të ditës për Projektligjin për mbrojtjen e ajrit nga ndotja, por nuk ka arritur të dalë për votim për shkak të mungesës së kuorumit.

Ministri Kujtim Gashi në emër të kolegut të tij, ministrit të Ambientit Fatmir MAtoshi, i cili nuk ishte preznet në seancë, i ftoi deputetët që ta votojnë projektligjin.

Ndërsa, Muharrem Nitaj nga Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor tha se projektligji i ka plotësuar të gjitha parakushtet të sillet në seancë.

“Ftoj deputetët që kur të jenë numrat ta votojnë”, tha ai.

Kurse, Salih Salihu nga PSD tha se do ta përkrahë në parim projektligjin dhe do ta japin kontributin e tyre në këtë pikë.

Andin Hoti PDK nga tha se ajri i ndotur po bëhet i pa pranueshëm këta muaj.

Do ta japim kontributin për Projektligjin për mbrojtjen e ajrit nga ndotja, pasi po i shqetëson të gjithë qytetarët”, shtoi deputeti.

Ndërsa, Muharrem Nitaj nga AAK tha se duhet të prodhohet një ligj për nevoja të Kosovës.

“Do t`i japim mbështetje në lexim të parë këtij projektligji’, tha ai.

Kurse, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se Projektligji duhet të pres për votim derisa të bëhen 61 deputetë.