S’ka koalicion me AAK-në dhe PSD-në, Nisma-AKR garojnë të vetme në zgjedhje

Nisma Socialdemokrate dhe AKR edhe zyrtarisht kanë nënshkruar koalicionin parazgjedhor, për të cilin thanë se do të jetë përcaktues i qeverisë se ardhshme të Kosovës.

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli tha se ky koalicion do të garojë në këto zgjedhje të jashtëzakonshme me një listë të përbashkët.Sipas tij, AKR dhe Nisma do të bëjnë një punë dinjitoze dhe nuk do kenë asnjë arsye që ta ulin kokën para elektoratit.

Duke shpresuar në një bashkëpunim të mirë në mes partnerëve të këtij koalicioni, Pacolli tha se AKR ka bashkëpunuar shumë mirë me Nismën dhe ministrat sa kanë qenë në qeveri.

Sipas tij, jeta politike në Kosovës është polarizuar, por që ata si koalicion parazgjedhor gjithmonë do ta ketë pikë të parë qytetarin dhe hallet e tij. E nënshkrimin e koalicionit AKR-Nisma e ka quajtur lajm të mirë për vendin edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.Derisa ka theksuar se ky koalicion shkon i vetëm në zgjedhje por mbetet i hapur për partitë e vogla, Limaj shfaqi edhe kandidaturën e tij për kryeministër.Koalicionin Nisma-AKR, Limaj e ka konsideruar si përcaktues së Qeverisë së ardhshme të Republikës së Kosovës.

Sipas të parit të Nismës Socialdemokrate koalicioni parazgjedhor i nënshkruar sot në mes të Nismës dhe AKR është kandidat serioz për t’i fituar këto zgjedhje.

I pyetur se përse nuk i përgjigjet kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj se a do bëjë koalicion Nisma me këtë parti apo jo, Limaj tha se sot kanë përgjigje për vetën e tyre dhe se nuk kanë nevojë t’i japin përgjigje askujt.

Kujtojmë që ditë më parë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë koalicion parazgjedhor me Partinë Socialdemokrate. /Ballkani.info/

loading…