Trenjakë

S’ka ende trenjakë të lindur në Shtime, s’ka përfitues të 1,000 eurove

Megjithëse komuna e Shtimes, e udhëhequr nga Qemajl Aliu i Vetëvendosjes, pati marrë vendim në fillim të shkurtit 2024 që t’i subvencionojë trinjakët e qytetit me nga 1000 euro, ende nuk ka asnjë lindje trinjakëshe.

Aliu njoftoi se ende nuk ka përfitues të 1,000 eurove.

Sipas tij, prej shkurtit kur ka nisur së implementuari ky vendim, asnjë nënë nuk ka lindur trinjakë.

Ndryshe, në vendimin e shkurtit 2024, kjo komunë pati njoftuar për ndarjen e mjeteve, nga 100 euro për fëmijën e pare të lindur, 150 për fëmijën e dytë dhe 200 për të tretin.