Sizmologu i njohur paralajmëron një tërmet apokaliptik në Ballkan

Pas tërmetit të madh 5.1 ballë të shënjuar ditët e fundit në rajonin e Athinës drejtori i Institutit Gjeodinamik, Akis Tselentis, më 22 korrik, do të fliste për mundësinë e një tërmeti edhe më të madh, 6 Ballë Rihter, duke paralajmëruar se, ‘ne duhet të jemi gati’.

‘Ne kemi një gjigant pranë nesh. Alkyonides. Në një moment, ata do të bërtasin dhe shpërthejnë, dhe pastaj mjerim’, deklaroi Tchelentis për ANT1, sot të hënën në mëngjes duke paralajmëruar se, ‘duhet të jemi gati’.

Sizmologu i njohur, foli për një tërmet prej 30 herë më të madh, nga 6 Rihter, duke theksuar ‘se në çdo çast ai mund të ndodhë!’.

Me tërmetin 5,1 Rihter që goditi Athinën tre ditë më parë, ai vuri në dukje se: ‘Të gjithë thonë se Athina e përballoi. Nuk e përballoi. Mendoni se çfarë do të ndodhte në qoftë se tërmeti të ishte 6 Rihter. Kjo është, 30 herë më e madhe’.

Tërmet të mundshëm apokaliptik ka paralajmëruar sot edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Në një letër drejtuar kryeministrit Edi Rama, zëvendës kryeministrit Erion Braçe dhe ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, Presidenti i Republikës Ilir Meta paralajmëron se një tërmet apokaliptik do të godasë Ballkanin.

Meta në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare kërkon informacion nga institucionet përkatëse rreth kësaj dukurie natyrore, nisur nga deklaratat e sizmiologut grek Akis Tselentis,

“Sizmiologu Tselentis ka paralajmëruar për një tërmet apokaliptik që pritet të godasë Ballkanin, që mund të jetë 30 herë më i fuqishëm se ai që goditi para disa ditësh rajonin e Athinës. Për shkak të karakteristikave të veta sizmike vendi ynë është një nga vendet me sizmicitetin më të lartë në Evropë. Prandaj Shqipëria është një vend i kërcënuar nga kjo dukuri natyrore”, thuhet në letrën e nënshkruar nga Meta.

Duke shtruar disa pyetje për këtë çështje, Meta kërkon informacion për paralajmërimin dhe për masat e mundshme, ndërsa thotë se është i gatshëm të mbledhë edhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

loading…