Sizmiologët: Intensiteti i tërmetit në Shqipëri, 7.5 ballë

Të paktën dy tërmete radhazi goditën Shqipërinë këtë të shtunë. Më i forti ishte ai me magnitudë 5.8 ballë i shkallës rihter, ndërsa tjetri ishte më i dobët, 5.3 ballë. Epiqendra ishte 30 km në veri të Durrësit, por është ndjerë në të gjithë qytetet e vendit. Të forta lëkundjet kanë qenë edhe në Tiranë, ku disa apartamente kanë pësuar dëmtime. Ndërkohë që qytetarët kanë nxituar të dalin nga banesat për të parandaluar ndonjë rrezik të mundshëm.

Mirëpo, sipas sizmiologëve, forca goditëse e regjistruar ka qenë me magnitudë 5.8 ballë i shkallës rihter, ndërsa intensiteti i tij arrin në 7.5 ballë. Deri më tani në spitalin e Traumës në kryeqytet janë paraqitur 30 persona të cilët kanë pësuar lëndime dhe kanë telefonuar shërbimin e urgjencës.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në vendet e rajonit si Kosovë, Mali i Zi dhe Maqedoni.

loading…