Sivasspori me dy mungesa ndaj Ballkanit, i lëndohet njëri nga futbollistët më të vlefshëm

Trajneri i Sivassporit, Riza Çalimbay është paraqitur në një konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Ballkanit.

Sivasspori është nikoqir i Ballkanit nesër në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës, shkruan Demokracia.com.

Çalimbay konfirmoi dy mungesa të mëdha të skuadrës së tij në takimin kundër “portokallezinjve”.

Bëhet fjalë për Ahmed Musan dhe Leke James të cilët do të mungojnë.

Ahmed Musa është një ndër lojtarët më të vlerësuar te Sivasspori. Bazuar në të dhënat e sajtit “Transfermarkt.com”, Musa vlen 3.40 milionë euro.

“E rëndësishme është të menaxhohet kjo krizë. Nuk kemi pasur një sezon të pasuksesshëm deri më tani. Kemi vështirësi kur luftojmë në dy korsi. Lëndimet dhe vuajtjet tona po shtohen. Edhe mungesa e Leke James dhe Ahmed Musa është problem. Megjithatë, ne po përpiqemi të shkojmë në të dyja fushat. Ndeshja e nesërme është si ndeshja finale për ne. Nëse fitojmë, do të kemi një avantazh të madh. Ne kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve”, tha ai në konferencë për media, njoftojnë mediat turke.

Sivasspori dhe Ballkani do të përballen të enjten (nesër) me fillim nga ora 18:45 në Turqi