Situatë shqetësuese në Klinë, kjo është gjendja e 40 personave që punonin së bashku me 20 vjeçaren e infektuar

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj  në një lidhje direkte në RTV21, tha se gjendja është shqetësuese në qytetin e Klinës.

Ai tha që po analizohet i gjithë itinerari i lëvizjes së italianës që punonte me 40 persona në njërin nga Caritasët që vepronte në Leskoc të Klinës, shkruan Ballkani.info.

Tutje shtoi që gjendja e tyre është e mirë, të 40 personat janë vetëizoluar, derisa qytetarët e Klinës poashtu janë në karantinë.

Elezaj tha se ka mungesa të gjërave preventive, ndërsa ende nuk ka arritur materiali i premtuar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. /Ballkani.info/