Reshjet e dendura të shiut gjatë natës shkaktuan dëme të mëdha në të gjithë Bosnje dhe Hercegovinën.

Më së shumti pësuan Jabllanica, Kresheva dhe Busovaça, si dhe shumë fshatra në ato rajone.

Situata është katastrofike në Drezgevice, një vend i populluar afër Kreshevës. Sipas fotografive që disponojmë, situata në këtë fshat është kaotike.

Ndërtesa të shumta janë përmbytur, pemët janë marrë nga uji i rrëmbyeshëm, si dhe është rrëzuar një shtyllë ndriçimi.

Sipas informacioneve dhe fotove të portalit ARTInfo.ba, reshjet e shiut vijojnë pa pushim, ndërsa dëmet do të grumbullohen në ditët në vijim.