Dy persona janë nxjerrë të pajetë nga rrënojat e pallateve në Thumanë. Trupet e tyre janë nxjerrë nga grupet e shpëtimit dhe nuk kishin arritur të mbijetonin. Bëhet fjalë për dy anëtarë të një familje në Thumanë.

Kjo bën që të shkojë në 20 numri i viktimave nga tërmeti 6.4 ballë që tronditi Shqipërinë. Shifrat nuk janë zyrtare, pasi ka të dhëna edhe për 3 viktima të tjera, por Emergjencat Civile ende nuk kanë dhënë informacion zyrtar.

Shqipëria u godit sot në mëngjes, në orën 3 e 55 nga një tërmet i fuqishëm prej 6.4 shkallë të Rihterit, ndërsa epiqedra ishte në Durrës. /Ballkani.info/