Situata tek Astiri, policia del me thirrje: Do përballeni me pasoja, mos nxisni sulm

Policia e Tiranës ka dhënë informacion zyrtar për situatën e krijuar sot tek zona e Unazës së Re ku banoret qe po u shemben shtepite jane perplasur me forcat e rendit. Blute bejne me dije se banoret i kane sulmuar me gure e sende te forta.

Mesohet se 5 efektive jane plagosur po ashtu edhe 7 banore, te cilet jane derguar ne spital per ndihme mjekesore.

NJOFTIMI I PLOTE

Gjatë aksionit të nisur mëngjesin e sotëm nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit për prishjen e 33 objekteve në zonën e “Astirit”, për projektin e Unazës së Madhe së kryeqytetit, një grup banorësh kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e IKMT-së dhe punonjësit e Policisë.

Banorët kanë sulmuar me gurë, sende të forta dhe bomba moltov punonjësit e Policisë, të cilit ishin planizuar me shërbim.

Si pasojë e sulmit mbi Policinë janë plagosur 5 punonjës të Policisë nga FNSH-ja, Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin ushtarak.

loading…