Situata problematike në Vlorë, përfshihet në flakë edhe Mali i Kuçit

Zjarri ka marrë përmasa të mëdha në Vlorë. Pas Karaburunit dhe Rradhimës është përfshirë në flakë edhe Mali i Kuçit.

Një zjarr i madh ka rënë në Radhimë ditën e sotme, ndërsa rrezikohen bizneset dhe banesat aty pranë. Siç shihet dhe nga pamjet janë djegur kodrat e Rradhimës.

Banorët vijojnë të luftojnë me flakët për ti vënë nën kontroll. Situata është problematike pasi zjarri favorizohet nga era.