Shpërthime janë dëgjuar në pjesën qendrore të Sirisë, sipas grupit monitorues me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut. Ky grup tha se Izraeli kishte shënjestruar zonën.
Për këtë raporto Agjencia Arabe Siriane e Lajmeve (Sana), e drejtuar nga shteti, raportoi shpërthime në hapësirën ajrore siriane.
Izraeli shpesh godet objektiva në Siri, por rrallëherë komenton për operacionet në këtë vend. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) nuk kanë dhënë asnjë koment mbrëmjen e sotme, ka raportuar BBC.







