Situata në Jarinjë dhe Bërnjak mobilizon ushtrinë serbe, ministri i Mbrojtjes së Serbisë shkon në Rashkë

Ministri i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq u takua me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, gjeneralin Milan Mojsiloviq, për të shkuar më pas në Rashkë.

Ata kanë vizituar një pjesë të forcave të ushtrisë serbe, të cilët thuhet të jenë në fazën e parë të gatishmërisë, raporton B92.

Vizita në fjalë u parapri nga një takim me komandantët e disa njësive të Ushtrisë Serbe, ka njoftuar Ministria serbe e mbrojtjes.

Këto zhvillime duket se kanë të bëjnë me situatën e tensionuar në veri të vendit, Jarinje e Bërnjak, ku po qëndron Njësia Speciale e Kosovës dhe protestues kosovarë të etnisë serbe.

Ministri serb i mbrojtjes u shpreh se njësitet e Ushtrisë serbe janë në gatishmëri të lartë luftarake në garnizonet e Rashkës dhe të Novi Pazarit.

“Ushtria jonë nuk provokon, por është e gatshme t’i mborjë njerëzit nëse ndodh ndonjë gjë që rrezikon jetën e tyre.” – u shpreh Stefanoviq.