Situata me COVID-19, pas pak nis mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Gjatë 24 orëve të fundit vendi ka shënuar një rekord të zi me 36 viktima nga COVID-19 teksa u regjistruan 1,630 raste të reja.

Kjo ka bërë që pasditën e kësaj të diele të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare, njofton Klankosova.tv.

Sipas njoftimi nga Zyra e Kryeministri kjo mbledhje do të nis në ora 17:00.