Në lidhje me situatën e rëndë kriminale në Shkodër reagoi sot edhe ish- kreu i Shtetit, Bujar Nishani.
I pranishëm në një konferencë shkencore në Shkodër, Nishani shprehu keqardhjen që përkohësisht jeta e këtij qyteti është marrë peng nga individë apo grupe kriminale, por shtoi bindjen se kjo situatë momentale do të tejkalohet.
“Në Shkodër është gjithmonë kënaqësi të vish, pavarësisht se për fatin e keq kohët e fundit Shkodra po na paraqitet si qytet ku individë apo grupe të caktuara individësh që nuk kanë asnjë lidhje jo vetëm me traditën pro dhe realitetin e qytetarisë kulturës dhe zhvillimit të Shkodrës.
Duket sikur e kanë marrë peng përkohësisht jetën e këtij qyteti, lirinë e tij, të drejtat dhe sigurinë e këtij qyteti.
Pavarësisht kësaj situate që besoj se është momentale dhe do të tejkalohet Shkodra mbetet një simbol shumë i madh i mbarë botës shqiptare”, tha Nishani.







