Situata alarmante nga koronavirusi në Kosovë: Mytaher Haskuka plas në të qeshura para qytetarëve

Situata në Kosovë është alarmante pasi po kalon në një kohë jo të lehtë nga përballja me koronavirusin, ku deri tani ka shkuar në 423 numri total i të prekurve dhe 9 persona kanë vdekur nga COVID-19.

Edhe pesë raste të reja janë identifikuar apo prekur me koronavirus në Prizren, ku këto raste i ka konfirmuar edhe vet i pari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Por, diçka tjetër është vërejtur nga kryetari Haskuka në konferencën e tij për shtyp para qytetarëve të Prizrenit, ku ai duke përmendur disa simptoma të koronavirusit ka shpërthyer në të qeshura.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme dhe talljen e kryetarit Haskuka, kurse kujtojmë se Prizreni deri tani ka të prekur 28 persona me COVID-19.