Sistemi i ri në BE-së i shton kontrollet kufitare: Rritet koha e pritjes për udhëtarët

Koha e pritjes në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian mund të rritet pasi Sistemi i Hyrës/Daljes (EES) të bëhet plotësisht efektiv në maj 2023, sipas një përmbledhje të publikuar nga Sekretariati i Përgjithshëm i Këshillit të BE-së.

E publikuar më 16 nëntor, përmbledhja përbëhet nga përgjigjet e autoriteteve të Shteteve Anëtare përgjegjëse për aplikimin e sistemit EES deri në maj 2023 në lidhje me testimin e sistemit që ata kanë bërë deri tani, pengesat që kanë hasur dhe pritshmëritë e tyre.

Dokumenti ka hedhur dritë mbi faktin se shumë nga vendet anëtare kanë gjetur se koha e përpunimit të kufijve në kufijtë e jashtëm do të rritet për shkak të procedurave që do të duhet të kalojë çdo udhëtar në mënyrë që të dhënat e tij të ruhen në EES, raporton SchengenVisaInfo.com.

“Vlerësohet se koha e kontrollit për pasagjerët do të rritet ndjeshëm me futjen e EES-it”, theksojnë autoritetet gjermane, ndërsa shtojnë se në disa aeroporte të vendit do të jetë e nevojshme të rriten kapacitetet për kontrollet kufitare, veçanërisht gjatë pikut të udhëtimit.

Një përgjigje të ngjashme kanë dhënë edhe autoritetet austriake, të cilat pretendojnë se pritjet në kufij do të jenë dy herë më të gjata se aktualisht.

“Detyrat shtesë që rezultojnë nga rregullorja EES do të çojnë në një rritje të kohës së procesit. Aktualisht, ne presim që koha e procesit të dyfishohet në krahasim me situatën aktuale. Kjo do të ndikojë edhe në kohën e pritjes kufitare në pikat e kalimit kufitar (në Austri, gjashtë aeroportet ndërkombëtare)”, pohojnë ata.

Për më tepër, nga i njëjti është pohuar se kontrolli kufitar do të bëhet më i ndërlikuar sapo EES të hyjë në fuqi, pasi rojet kufitare do të duhet të bëjnë dallimin midis udhëtarëve të përjashtuar nga viza dhe atyre me viza.

Ndërsa sipas përllogaritjeve të autoriteteve polake, koha për kalimin e kontrollit kufitar të një pasagjeri të vetëm do të rritet me 30 sekonda deri në dy minuta nëse nuk kërkohen aktivitete shtesë, si menaxhimi i identitetit.

Sistemi i hyrjes/daljes (EES) është një skemë e re që është krijuar nga BE-ja dhe do të shërbejë për të regjistruar të dhënat e hyrjes dhe daljes së shtetasve të vendeve të treta që kalojnë kufijtë e jashtëm të Shteteve Anëtare. Përmes tij, BE synon të forcojë dhe mbrojë kufijtë e jashtëm të zonës Shengen dhe të rrisë sigurinë.