Sirena, britma e shpërthime – pamje nga vendi ku është kryer sulmi ndaj gjeneralit iranian

Komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit, Qassem Soleimani, që është vrarë sot në orët e para të mëngjesit në një sulm ajror të kryer nga forcat amerikane në Irak, është identifikuar bazuar në një unazë që e kishte në gisht, pasi trupi i tij është hedhur në erë, ka bërë të ditur një politikan i paemëruar irakian për AP.

Në rrjetet sociale po qarkullojnë video të ndryshme nga vendi ku është kryer vrasja e gjeneralit iranian. Në një video shihen veturat duke u djegur pas sulmit ajror amerikan në aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit.

https://www.youtube.com/watch?v=2eQY8oY8wb0&feature=emb_title

Në këtë sulm është vrarë Qassem Soleimani, e gjykuar nga pamjet e publikuara më poshtë shihet një skenë kaotike, sirena të shumta dhe britma dëgjohen në veçanti ato të grave pas shpërthimit të fuqishëm.

Një zyrtar i lartë i sigurisë irakiane ka deklaruar se sulmi me dron ka ndodhur jo larg zonës ku kryhen transportimet e mallrave në aeroport, pasi Suleimani pak qaste më herët kishte dalë nga aeroplani dhe i është bashkuar Abu Mahdi al-Muhandis, komandantit të forca pro-iraniane në Irak të njohur ndryshe si PMF.

Dy zyrtarë të PMF-së, kanë bërë të ditur se trupi i Soleimanit është copëtuar në shpërthim dhe se nuk kanë arritur ta gjejnë as trupin e Al-Muhandisit. E në konvoj janë vrarë edhe shtatë persona në mesin e tyre edhe dhëndri i gjeneralit iranian Soleimani, raporton Bild.

Disa raketa goditën aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit, që gjendet në afërsi të bazave amerikane dhe atyre irakiane. E nga ky sulm kanë marrë flakë disa vetura, ndërkaq të gjitha fluturimet janë anuluar për shkaqe sigurie