Barazimi me Villarreal

Sipas Solarit, kjo është arsyeja e dështimit të Realit mbrëmë

Dy gola të Santi Cazorla i kanë sjellë një pikë Villarreait kundër Real Madridit, pavarësisht golave të shënuar më herët nga Karim Benzema dhe Rapahel Varane.

Trajneri i Real Madridit, duke folur pas këtij barazimi 2:2, ka thënë se lëndimi i Gareth Bale i kushtoi skuadrës së tij.

‘Los Blancos’ kishte një epërsi prej 1:2 pas pjesës së parë, por Cazorla me një gol të dytë në minutën e 82’, vendosi rezultatin përfundimtar.

Real Madridi pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Villarreal e nisi pa Gareth Bale, i cili pësoi një lëndim në fund të pjesës së parë.

“Ne patëm fitoren në duart tona dhe donim të ‘vrisnim’ ndeshjen, por ata u rikthyen dhe morën një barazim”, ka thënë Solari pas ndeshjes.

“Ata kërkuan shumë, luanin në shtëpi dhe kishin nevojë për pikët”.

“Largimi i Gareth Bale na kushtoi neve, ai kishte një problem dhe ne humbën avantazhet në kundërsulme, dhe Gareth Bale është një specialist për atë lloj loje”.