Gianluiggi Buffon beson se Juventusi transferoi Cristiano Ronaldon nga Real Madridi në mënyrë që të pamundësojë largimin nga skuadra të shumë futbollistëve tjerë.

Ish portieri i “Zonjës së Vjetër” i dha fund aventurës 17 vjeçare të kaluar te klubi nga Torino në përfundim të sezonit të kaluar teksa pati fituar 7 “Scudetto” rresht.

40 vjeçari mendon se shumë ish bashkëlojtarë të tij do të përcjellnin me vendimin për t’u larguar nga “Bianconerët” nëse klubi nuk do të transferonte 5 herë fituesin e Topit të Artë, teksa Buffon nuk është i penduar që e ka humbur mundësinë të luajë me Cristiano Ronaldon.

“Për mua ishte koha të them mjaft. Juventusi me gjasë mendoi se edhe shumë lojtarë tjerë mund të largohen dhe mundësia e vetme që kjo të parandalohej ishte që të transferonin Ronaldon. Unë bisedova me presidentin në mënyrë shoqërore, sepse të jesh kapiten i Juventusit është një peshë e rëndë për t’u mbajtur, pavarësisht se është nder, koha për t’i ndarë rrugët kishte ardhur. Mendoja të pensionohesha nëse nuk do të mbërrinte një ofertë e rëndësishme, oferta e PSG-së erdhi në maj dhe më bëri të mendojë që të vazhdoj edhe për një apo dy vite tjera. U ndava me mirëkuptim nga Juventusi gjë që e kam dëshiruar”, zbuloi Buffon.

Veterani italian ka pasur 10 paraqitje këtë edicion me fanellën e Paris Saint Germainit në të gjitha kompeticionet.