Sinqeriteti i Simeones: Ka raste kur lojtarët nuk më ndjekin, ja çfarë bëj

Atletico Madrid luan nesër në mbrëmje në transfertë dhe përballë do të ketë Villareal. “Colchoneros” vijnë nga humbja në shtëpi përballë Barcelonës, teksa nuk fitojnë jashtë fushe në kampionat prej 4 ndeshjesh.

Diego Simeone ka folur rreth raportit me lojtarët në daljen përpara mediave. Trajneri argjentinas drejton Atleticon prej 8 vitesh dhe nuk e mohon faktin se ka raste kur lojtarët nuk bien dakord me metodat e tij.

Ka 8 vite që jam këtu dhe gjithmonë është folur sikur grupi i lojtarëve nuk më ndjek. Ka raste kur ndodh realisht, por unë s’e kam humbur kurrë durimin, energjinë dhe sigurinë kundrejt ideve të mia. Mund të fitojmë ose të humbasim, por jam i bindur në atë që kërkoj pasi i njoh mirë futbollistët e mi“, përfundon Diego Simeone.