Sindikata e Zjarrfikësëve do të organizojë protestë për të drejtat e tyre.
Protesta e paralajmëruar ditë më parë nga Sindikata e Zjarrfikësve do të mbahet sot. Nisja e protestuesve bëhet në orën 10:30 nga Parkingu i Pallatit të Rinisë. Ecja do të bëhet drejt sheshit “Zahir Pajaziti” e deri tek objekti i Qeverisë, në orën 11:00.
Sipas kësaj sindikate; zjarrfikësit janë kategoria më e shtypur punëtore në Kosovë, pa status të deifinuar juridik poashtu nuk kompenzohet puna gjatë festave dhe probleme tjera që ndikojnë në punën e tyre.
Ballkani.info ka kontaktuar me kryetarin e Sindikatës së Zjarrfikësëve, Muharrem Beka i cili beson që protesta do të jetë reflektuese.
“Po shpresojmë dhe besojmë se do të ketë reflektuese, por varet nga reflektimi i insitutcioneve”, tha ai.
Kryetari i Sindikatës, Muharrem Beka poashtu deklaroi se ka biseduar me kabinetin e ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ai tha se vrehet vullneti për t’i kontribuar zgjidhjes. Por, deklarata e tyre ka qenë e vonshme për ta pezulluar protesën
