Sindikata e Policisë viziton policët e plagosur në Skenderaj, flasin për gjendjen e tyre shëndetësore

Të shtëna me armë zjarri pati dy ditë më parë në Skenderaj, ku si pasojë të plagosur mbetën dy zyrtarë policorë.

I dyshuar në këtë rast është ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Nuredin Lushtaku.

Kurse sot, Sindikata e Policisë së Kosovës kanë vizituar dy zyrtarët policorë për të kuptuar nga afër gjendjen e tyre shëndetësore, të cilët kishin lëndime të rënda trupore.

Tutje u tha se gjendja e tyre shëndetësore tani është stabile.

“Sindikata e Policisë ju ofroj policëve mbështetje dhe po ashtu i siguroj këta të fundit do të kenë përkrahjen e Sindikatës në çdo moment”, thuhet në njoftimin për media.

Sindikata e Policisë së Kosovës ka dënuar ashpër çdo sulm ndaj zyrtarëve policorë, si dhe çdo sulm ndaj Policisë, e konsideron si sulm ndaj shtetit.

Ndryshe sot është kërkuar të caktohet masa e paraburgimit ndaj Nuredin Lushtakut.

Ish-komandanti i UÇK-së, Nuredin Lushtaku është dorëzuar në polici, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicës për ndalim ndaj tij dhe kërkesës së paraburgimit ndaj të dyshuarve të tjerë që ishin të përfshirë në sulmin ndaj policëve në Skenderaj.