Sindikata e PK-së dënon ashpër sulmet ndaj zyrtarëve policorë në veri të vendit

Sindikata e Policisë së Kosovës ka dënuar ashër sulmet ndaj pesë zyrtarëve policorë, të cilët u sulmuan sot në tri komunat veriore, në të cilat pati përshkallëzim të situatës.

Sindikata e PK-së thotë se është brengosur për shëndetin dhe jetën e zyrtarëve policorë, të cilët pësuar lëndime, dhe ku u shkaktuar dëme materiale në automjetet e tyre.

“Sindikata e Policisë së Kosovës është duke i përcjellë me vëmendje të gjitha zhvillimet e fundit duke qenë e brengosur për shëndetin dhe rrezikshmërinë e tyre që kanë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”, thuhet në njoftim e tyre.

Gjithashtu, Sindikata ka thënë se mbetet e përkushtuar në garantimin e rendit kushtetues, krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.

“Policia e Kosovës mbetet  e përkushtuar në garantimin e rendit kushtetues, krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët, duke ju përmbajtur me dinjitet vizionit, misionit dhe vlerave të këtij profesioni fisnik. Përherë mirënjohës zyrtarëve policor”, thuhet tuje në njoftim.