Sindikata e infermierëve kërkon nga Qeveria Kurti rritje të pagave, i paraqet 8 kushte

Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë, përmes një letre të hapur dërguar institucioneve vendimmarrëse, përkatësisht qeverisë e Ministrisë së Shëndetësisë, ka kërkuar rritje të koeficientit të pagës në 3.2.

Ndryshe, në këtë letër të hapur, të publikuar me 12 maj, në Ditën Ndërkombëtare të infermierëve, Sindikata e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë, ka kërkuar nga Qeveria Kurti që të kihen parasysh kushtet e infermierëve që në këto ditë pandemie janë në vijën e parë të frontit.

“Ka 20 vite që infermierët e Kosovës janë lënë anash, me paga të vogla dhe kushte mjaft të rënda. Viti 2020 është shpalluar nga obsh si vit i infermierëve. Ka ardhë koha që tani të veprohet që infermierëve të ju plotësohen kushtet”, shkruhet në letër.

Më poshtë ata kanë listuar edhe 8 kushte në drejtim të insitucioneve vendimmarrëse, ku presin që të pranohen.

Gazeta Sinjali ka dërguar pyetje në drejtim të qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, nëse do t’i kenë parasyshë kushtet e Sindikatës së infermierëve dhe si do të veprohet më tutje.