Sindikata e Arsimit protestoi ditën, ajo e Shëndetësisë feston në mbrëmje në Shqipëri

Të punësuarit në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës në nivel vendi, nën ombrellën e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), sot kanë protestuar duke kërkuar realizimin e disa kërkesave të tyre.

Por këtë ditë, punëtorët e QKUK-së e shfrytëzuan që të bëjnë qejf në Malin e Robit në Shqipëri.

Në një video të postuar në Facebook, shihet se një numër i madh i tyre janë duke vallëzuar nën tingujt e muzikës ‘live’, pranë detit.