Simptomat dhe progresioni i sëmundjes së Parkinsonit

Sëmundja e Parkinsonit paraqet sëmurjen e trurit, që manifestohet me humbjen graduale të qelizave të caktuara nervore në tru, që sjell deri te çrregullimi në lëvizje dhe aktivitetet motorike.

Dr. Millço Demerxhiev, neurolog në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”, sqaron se Sëmundja e Parkinsonit është sëmundje kronike neuro-degjeneruese që paraqitet si pasojë e mungesës së dopaminit neuro-transmiter në pjesën e trurit, që është përgjegjës për lëvizjet koordinuese.

Simptomat në këtë sëmundje kanë tendencë të jenë të buta në fillim, të cilat pacientët më së shpeshti i anashkalojnë. Sëmundja e ka marrë emrin sipas mjekut londinez Xhejms Parkinson, i cili në vitin 1817 i pari i ka përshkruar simptomat e kësaj sëmundje.

Progresioni i sëmundjes

Sëmundja e Parkinsonit është diagnozë e frikshme për pacientët, por jetëgjatësia e pacientëve me këtë sëmundje është pothuaj e njëjtë si edhe te personat tjerë pa këtë sëmundje. Te disa pacientë simptomat zhvillohen ngadalë dhe gradualisht gjatë 20 viteve. Trajtimi i hershëm mund të mundësojë që simptomat të mos manifestohen disa vite.

Shenjat e para të sëmundjes

Shenjat e para të Sëmundjes së Parkinsonit mund të përzihen me sëmundjet dhe gjendjet tjera. Këtu marrin pjesë:

• Depresioni – për shkak të mimikës së zvogëluar, jo shpesh së pari i mjekojnë prej depresionit

• Shtangimi dhe vështirësitë gjatë ngritjes prej karriges, vështirësi gjatë rrotullimit ë shtrat

• Probleme me baraspeshën

• Lëvizje të ngadalësuara

• Dridhje e butë në gishta, dorë, këmbë ose buzët

Simptoma: Bradikinezia

Ashtu siç plaken njerëzit ata në mënyrë natyrore bëhen më të ngadalshëm. Por, disa kanë bradikinezi, si simptomë e Sëmundjes së Parkinsonit, lëvizjet e ngadalësuara mund t’ua vështirësojnë jetën e përditshme. Kur do të dëshirojnë të lëvizin, trupi nuk mund të reagojë menjëherë ose gjatë lëvizjes menjëherë ndalen ose “ngrijnë”.

Simptoma: Të dridhurit

Të dridhurit ose dridhërima është simptomë e hershme në 70% të rasteve me Sëmundjen e Parkinsonit. Zakonisht fillon e dridhjen e gishtit kur dora është në qetësi, por jo edhe kur dora lëvizë. Dridhja është ritmike, zakonisht 4-6 herë në sekondë. Drudhja mund të jetë simptomë edhe e gjendjeve tjera, prandaj nuk do të thotë se dikush e ka Sëmundjen e Parkinsonit.

Simptoma: Problemi me baraspeshën

Pacientët me Sëmundjen e Parkinsonit kanë baraspeshë të çrregulluar. Pesha e trupit u lëvizë përpara. Prandaj te këta pacientë rritet rreziku prej rrëzimit.

Simptoma: Shtangimi

Shtangimi ndodh kur muskujt shtangohen papritur. Po ashtu, mund të paraqiten ngërçe dhe dhimbje te muskujt.

Diagnoza e Sëmundjes së Parkinsonit

Diagnoza vendoset me status neurologjik, të cilin e bënë neurologu. Diagnoza definitive vendoset nëse pacienti reagon ndaj terapisë. Skanimi i trurit nuk përdoret për diagnostikimin e Sëmundjes së Parkinsonit. Mund të propozojë që të përjashtohen sëmundjet tjera. Kohëve të fundit punohet me bio-markerë të cilët do na tregonin për sëmundjet degjeneruese që në fazën më të hershme.

Shkallët e Sëmundjes së Parkinsonit

Parkinsoni është sëmundje progresive, që do të thotë se në tru vazhdimisht ndodhin. Mjeku e cakton shkallën e sëmundjes sipas simptomave. Shkalla e Hoen dhe Jahar është vegla më e shpeshtë që përdoret për caktimin e shkallës së progresionit të sëmundjes.

Shkalla e vlerëson funksionimin e trurit,  sjelljen, aktivitetet në jetën dhe lëvizjet e përditshme. Caktimi i shkallës së sëmundjes është e rëndësishme për mjekimin e duhur.

Kush rrezikohet?

Mosha mesatare

Mosha mesatarë kur njerëzit sëmuren prej Sëmundjes së Parkinsonit është 62 vjet, por personat mbi moshën 60 vjeçare kanë 2-4% gjasa që ta fitojnë këtë sëmundje. Nëse në familje keni anëtar me Sëmundjen e Parkinsonit, e rritë rrezikun tuaj. Meshkujt më shpesh sëmuren prej Parkinsonit për dallim nga femrat. Personalitete të njohura me Sëmundjen e Parkinsonit janë boksieri Muhamed Ali de aktori Majkëll Xh, Foks.

Çfarë e shkakton sëmundjen?

Një pjesë e vogël e trurit e quajtur substantia nigra i kontrollon lëvizjet. Te Parkinsoni, qelizat në këtë fushë pushojnë së prodhuari dopamin, substancë kimike që e ndihmon komunikimin dhe transferimin e informatave te qelizat nervore. Me vdekjen e qelizave të cilat prodhojnl dopamin, truri nuk i pranon informatat e nevojshme.

Trajtimi me ilaçe

Trajtimi i Sëmundjes së Parkinsonit është me medikamente, me disa grupe të ilaçeve. Në grupin e parë janë ilaçet të cilat trurin e shndërrojnë në dopamin. Në këtë mënyrë zvogëlohen simptomat dhe e lehtësojnë lëvizjen e pacientit. Grupi i dytë i ilaçeve janë dopamin agonisti, të cilat e stimulojnë krijimin e dopaminit. Këto ilaçe e anulojnë avancimin e simptomave të sëmundjes. Ilaçet moderne e përmirësojnë jetën e këtyre të sëmurëve. Me skemën e tyre t drejt të marrjes lehtësohet jeta e përditshme e pacientëve.

Ushqimi më i mirë

Pacientët me Sëmundjen e Parkinsonit duhet të kenë ushqim të balancuar. Edhe pse proteinat nuk duhet të përzihen me disa ilaçe, ilaçin mund ta merrni gjysmë ore para shujtës. Ushqimi i pasur me fije bimore dhe lëngje mund të ndihmojë të pengohet kapsllëku, i cili paraqitet si efekt i padëshiruar prej ilaçeve. Po ashtu rekomandohet edhe marrja e vitaminës “D” dhe kalciumit që të forcohen eshtrat.

Ushtrimet

Ushtrimi mund të ketë efekt mbrojtës, me çka i ndihmon trurit që në mënyrë më efikase ta përdorë dopaminin. Po ashtu, ndihmon të përmirësohet koordinimi, baraspesha, të ecurit dhe tremori. Që të arrihet efekti më i mirë, rekomandohet ushtrimi i vazhdueshëm, së paku 3 herë në javë, në kohëzgjatja prej një ore. Po ashtu Tai çi dhe joga ndihmojnë në përmirësimin e baraspeshës dhe fleksibilitetin.

Gjithçka që duhet të dini për karcinomat gjinekologjike

Gjatë jetës mund të bëni shumë lëshime, t’i harroni obligimet e shumta, por vizita te gjinekologu duhet të jetë në listën e prioriteteve tuaja. Shëndeti juaj është më i rëndësishëm, prandaj një herë në vjet vizitoni gjinekologun tuaj edhe atëherë kur nuk keni kurrfarë simptomash! Karcinomat gjinekologjike sipas numrit të pacientëve të regjistruar janë një ndër karcinomet më të shpeshta që paraqiten te femra, menjëherë pas karcinomës së mushkërive, gjirit dhe zorrës së trashë. Ekzistojnë katër lloje të karcinomave gjinekologjike: karcinoma endometriale, karcinoma e vezoreve, e qafës së mitrës dhe e vulvës. Në pyetjen se çfarë duhet të dini për karcinomat gjinekologjike dhe cili është trajtimi i tyre, përgjigje na dha dr. Boban Sarxhovski, specialist i gjinekologjisë dhe obstetrikës.

Karcinoma endometriale

Kjo karcinomë zhvillohet në murin e mitrës, në endometrium dhe është një nga më të shpeshtat, por 80-90% të grave kalojnë mirë, pasi që zbulohet në stadiumin e hershëm. 20% të grave të cilat kanë karcinomë të endometriumit kanë gjakderdhje të madhe, shpesh në menopauzë. Ekzistojnë teste invazive dhe jo invazive me të cilat mund të identifikohet karcinoma, ndërsa si trajtim kryesor aplikohet kirurgjia, duke përfshirë edhe histerektominë (heqjen e mitrës), por në disa raste të veçanta nevojitet edhe terapia me rrezatim, kimioterapia pse terapia hormonale.

Karcinoma e vezoreve

Karcinoma ovariale është kanceri i pestë më i shpeshtë që paraqitet te popullata femërore, ndërsa kanceri i dytë më i shpeshtë gjinekologjik. Kontrollet e rregullta gjinekologjike dhe me ultra zë janë parandalimi më i mirë pasi që me zbulimin në fazën e hershme, mundësia është më e madhe për shërimin e plotë. Pasi që kjo karcinomë nuk ka simptoma, një periudhë të gjatë rritet në zbrazëtirën abdominale dhe nuk i pengon pacientes. Prandaj shumë shpesh diagnostikohet në stadiumin e avancuar. Por, fryrja e stomakut, dhimbja e legenit dhe stomakut, ndjenja e shpejtë e ngopjes, probleme me urinim, dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale, menstruacione të dhimbshme, gërditja, vjellja janë një pjesë të simptomave për këtë sëmundje. Te pacientet te të cilat është diagnostikuar në stadiumin e hershëm të sëmundjes nuk nevojitet terapi tjetër përveç intervenimit kirurgjik. Te të tjerat, mjekimi post operativ vazhdon me kimioterapi ose nëse fjala është për sëmundje lokale të avancuar, mjekimi mund të fillojë me kimioterapi, pas çka do të vijonte trajtimi kirurgjik.

Karcinoma e qafës së mitrës

Ky lloj i karcinomës e përfshin pjesën e poshtme të mitrës, gjegjësisht cerviksin,  i cili e lidhë vagjinën me mitrën. Krijohet kur në shtresën sipërfaqësore të qafës së mitrës paraqiten qeliza të anormale t quajtura “para kanceroze”. Fjala është për struktura para karcinome të cilat nëse nuk diagnostikohen në stadiumin fillestar, mund të kalojnë në karcinom të mitrës. Faktori kryesor përgjegjës për këtë ndryshim është HPV, i njohur si human papiloma virus. Kirurgjia, terapia me rrezatim dhe kimioterapia janë metoda që përdoren në mjekimin e karcinomës së mitrës. Në stadiumin fillestar të karcinomës, në plan të parë përdoret trajtimi kirurgjik. Me atë hiqet karcinoma në fushën ku gjendet karcinoma primare e qafës së mitrës dhe vendet ku është e mundur përhapja. Në fazat e avancuara si formë themelore të trajtimit është terapia me rrezatim dhe kimioterapia.

Karcinoma e vulvës

Një nga simptomat më të shpeshta për karcinomën e vulvës është kruajtja, dhimbje ose plagë të vogla, lëkurë e trashur e vulvës, pickim. Faktorët e rrezikut e përfshijnë edhe HPV infektimin ose ekzistimin e lythave gjenital. Nëse ky lloj i karcinomës zbulohet herët, gjasat për shërimin e saj janë të mëdha.

Lexo me shume ne http://bit.ly/ACIBADEMSISTINA-Neurologjia