Simpatizantët e PDK-së në diasporë, kanë bërë thirrje sot në ora 13:00, të mblidhen mblidhen para Gjykatës Speciale në Hagë, në këtë adresë DEN HAAG, RAAMWEG 47 në përkrahje të Hashim Thaçit transmeton ballkani.info
“Shqiptaria, shqiptarët që jetojnë në diasporë, në Holandë dhe afër saj, nesër para orës 13:00 le të mblidhen para Gjykatës Speciale në Hagë. Nuk kemi heronj të luftës dhe paqes për të sakrifikuar. Të gjithë në përkrahje të Hashim Thaçit, shtyllës së UÇK-së dhe shtyllës së shtetit të Kosovës.” njoftuan ata në facebook.
Kujtojmë se sot është dita e tretë e intervistimit të presidentit Thaçi në Hagë, e cila do të vazhdojë në orën 13:00. /Ballkani.info/








