Simon Cowell është i vendosur që ta fusë në punë sa më shpejt që të jetë e mundur djalin e tij pesëvjeçar Eric.

Në një intervistë të sinqertë me rrjetin televiziv amerikan NBC, gjyqtari i X Factor tha se besonte se detyrat e shtëpisë duhet të ndalohen nga shkollat dhe zbuloi se ai dëshiron që Eric ta braktisë shkollimin kur të jetë vetëm 10 vjeç dhe të zhytet në botën e punës.

“Dëgjoni, po të mund ta nxjerrja në moshën 10 vjeçare që të vijë dhe të punojë për mua, atëherë do ta bëja këtë”, e pranoi ai. “Më mirë kam kaluar jashtë shkollës sesa në të.”

Manjati i muzikës e vijoi Shkollën Përgatitore Radlett, Kolegjin e pavarur Dover, ku i fitoi nivelet GCE O në Gjuhën dhe Letërsinë Angleze dhe Kolegjin Teknik të Windsor, ku e mori GCE-në në Sociologji, shkruan KOHA Ditore.

Duke i elaboruar arsyet e tij që ta largojë të birin e tij të vogël nga arsimimi, 59-vjeçari, i cili e ka djalin Eric me të dashurën Lauren Silverman, 41 vjeç, tha se ai nuk ishte një nxënës veçanërisht i angazhuar dhe beson se djali i tij do të kalojë më mirë pa presionet që arsimi i vë mbi të rinjtë.

“Nuk e kisha atë stres të madh për detyrat e shtëpisë, sepse thjesht do t’i hidhja ato”, tha gjyqtari i Britain’s Got Talent. “Një fëmijë i shëndetshëm dhe i lumtur është më i rëndësishëm se një fëmijë i edukuar dhe i stresuar”.

Simon, i cili e braktisi shkollën në moshën 16 vjeçare dhe gjeti punë me pagesa të ulëta para se babai i tij dhe drejtori ekzekutiv muzikor ia gjeti atij një punë në firmën e tij EMI Music Publishing, e ka cituar më parë veten si një shembull të faktit se edukimi është i nevojshëm për një person për të arritur sukses.

Duke folur gjatë një interviste për BBC Radio 2 në vitin 2016, ylli shpjegoi: “Nuk e kuptoj se pse do të dëshironit ta torturoni dikë që të jetë aty ku nuk dëshiron të jetë por në fakt do të dalë në botën reale dhe të fitojë për jetesën e vet.

“Me të vërtetë ndjej keqardhje për njerëzit që janë si unë, të cilëve u është se thënë nëse nuk e arrin këtë deri në moshën 16, 18, 21 vjeçare atëherë jeta jote do të jetë një dështim”, theksoi ai. “Unë thjesht nuk pajtohem me këtë dhe vetëm do t’i them Ericut:” Kjo është ajo që është, duhet ta bësh, të mësosh çfarëdo që mundesh, të bësh ashtu siç të thuhet dhe pastaj nëse dëshiron të largohesh në moshën 16-vjeçare mund të vish dhe të punosh me mua'”.