Slavko Simiq, anëtar i Listës Serbe, ka thënë se projekt-rezoluta me të cilën Kosova e akuzon Serbinë për gjenocid është një hap kundër dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve.
Ai tha për RTS- në se kjo projekt-rezoluta është një tjetër lëvizje agresive që është duke u përgatitur kundër Beogradit dhe popullit serb.
“Plani i tyre është shumë i qartë. Pasi në Kuvendin e Kosovës litë miratohet draft -rezoluta, ligjvënësit ka të ngjarë të ndërmarrin iniciativën për të miratuar një ligj të caktuar për të siguruar mekanizma që kjo rezolutë të mbijetojë. Çdo iniciativë e mundur agresive, çdo lëvizje e mundshme agresive po përgatitet dhe përdoret kundër Beogradit dhe popullit serb”, tha ai.
Simiq ka vlerësuar se ” me këtë qasje e vazhdueshme politike-institucionale Prishtina nuk kontribuon në përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, por siç thotë ai, “minon marrëdhëniet tashmë të ftohura mes Beogradit dhe Prishtinës”.
Duke folur në lidhje me iniciativën për themelimin e Tribunalit Ndërkombëtar kundër Serbisë për krimet e kryera në Kosovë, e cila është inicuar nga kryekuvendari Kadri Veseli ka thënë se Prishtina nuk ka të drejtë të themelojë Gjykatë Ndërkombëtare Penale.
