Simeone rezulton pozitiv për koronavirus

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

Ish-futbollisti është izoluar pas testimit të premten, ka bërë të ditur klubi madrilen.

“Ekipi i parë dhe stafi u testuan të premten, menjëherë pas rikthimit nga kampi në Los Angeles, pasi u kuptua se një anëtar i grupit rezultoi pozitiv në testet e së enjtes”, ka njoftuar klubi. “Pas analizave të testeve të reja, u kuptua se edhe trajneri, Diego Pablo Simeone, ka rezultuar pozitiv. Ai s’ka simptoma dhe është izoluar në shtëpi”.