Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone beson se nëse i nervozon futbollistët e tij, i ndihmon ata të shfaqin potencialin e tyre.
Në një intervistë për “France Football”, Simeone diskutoi rreth metodave të tij që i kanë mundësuar të qëndrojnë qe 7 vite në stolin e Atletico Madridit, ndërsa gjatë kësaj periudhe ka fituar La Ligan, 2 herë Europa League, ndërsa ka arritur edhe dy herë finalen e Championsit, ku është mposhtur nga i njejti kundërshtar, rivali i qytetit, Real Madridi.
“Unë jam i bindur se futbollistët kanë nevojë për punën që ne i ofrojmë atyre. Respekti fshihet në atë punë, edhe jo në diskutime për numrin e minutave në fushë. Puna ime është t’i afrojë lojtarët drejt limiteve të tyre, t’i provokoj dhe t’i nervozoj karshi meje sepse në momente nervoze rritet dëshira për t’u përmirësuar. Unë provoj të harroj se çfarë ka ndodhur në vitet e kaluara dhe të fokusohem në idenë se si mund të fitoj nesër”, tregoi Simeone.
Ish trajneri i Catanias pati lëvdata edhe për lojtarin kryesor të tij, Antonine Griezmann duke thënë se kur sulmuesi francez është në ditën e tij nuk ka tjetër lojtar që mund ta interpretoj futbollin më mirë.
“Los Colchoneros” pas 13 xhirove të zhvilluara ndodhen në pozitën e tretë në La Liga me 2 pikë më pak se lideri, Sevilla.







