Sikur kthehem nga katastrofa e Çernobilit

“Çfarë të duhet njohuria që ekzistojnë qendra të pafundme ajrore kur fyti yt është i djegur dhe aq i ngusht sa nuk mund të frymosh aq sa të duhet dhe cdo mund ta bësh dhimbjen e fundit, të sjellin marramendje dhe një frikë të tmerrshme dhe kurrë nuk të sjellë mjaftueshëm ajër. Kështu jeton dhe vdes duke u nugufatur“, – Ivo Andriq.

Shkruan: Marko Ҫadezh

Ne jemi qënje sociale. Vet thelbi ekzistencial është sulmuar. Ka qenë ky një konektim emocional, i interesit, familjar dhe ekonomik – CONVID 19 një armë për të gjithckaje që jemi. Na diket sikur për momentin po fiton. Të ulësh në Ljubjanë me Bllazho Brdnjakun, drejtorin e bankës NLB dhe të shkëmbesh ide se si ta bëjmë rajonin më të suksesshëm tani është e pamundur.

Biseda mbi thelbin e një miqësie me Zhago Miqunoviqin në Podgoricë e bëjë vet duke imagjinuar përgjigjet e tij dhe një kafe me mikun Edi Rama dhe një bisedë për afrimin e popullit serb dhe shqiptar duket si një ëndërr e largët.

Darkimi me të mahnitshmin Shkëlqim Devolli në Prishtinë me idenë e pjesëmarrjes së tij në rrjetin furnizues me kompanitë nga Serbia sot është vetëm një dëshirë. Të jesh në Zagreb, Sarajevë e Shkup, në të gjitha këto tregje ku vetëm bashkë mund të ndërtojmë ekonomitë tona është rrezikuar vetëm me një virus që na e merrë thelbin e ekzistencës tonë.

Jam baba i dy vajzave, Lares që është 19 vjec dhe jeton në Frankfurt, të cilën e shoh vetëm në face time-u dhe Olga-Ernës, 5 vjec të cilës kushtet në të cilat sot po jetojmë po i kthehen në normalitet dhe kjo vërtetë me frikëson. Bashkëshortja Katarina, duke patur parasyshë obligimet e mijë në shtabin e krizave më pret cdo ditë me mjete dezinfektuese sikurs se kam qenë në Çernobil- dashuria e saj dhe vendoshmëria për ta ruajtur familjen përkufizohet me jorealen.

E frikësuar për të gjithë ne. A do të mesojmë ndonjë gjë kur e gjithë kjo të kaloj? Nuk kemi treguar në të kaluarën që dimë. Kësaj radhe shpresoj që Larat, Olgat dhe moshatarët e tyre do të jenë më të zgjuar. Që do ta ndryshojnë tërësisht se cfarë dhe si mësojmë – që florifikimi epik i vdekjes, gjakut, tokës, një ndarje strikte mbi njohjet rreth mullinjëve, e jo në zgjidhjen dhe kuptimin e problemeve.

Ta kuptojmë që parardhësit tanë nuk kanë dhënë jetët e tyre për të mbrojtur metrat katrorë të humusit, por që të fetojmë jetën në disa forma të reja politike dhe forma të reja që do të na mblidhin rreth vlerave, në mënyrë që të bëhemi të vetëmbajtur dhe jo lakmitar duke qenë të gatshëm, nëse duhet, të mbrojëmë vlerat tona. Më trimëron përgjegjësia e politikanëve që të shohin se cilat do të jenë pasojat dhe zgjidhjet e mundshme të kësaj tragjedie gati biblike. Megjithatë, ndryshimin e parë të kësaj paradigme do ta sjellin gjeneratat e reja, të vëtëdijshme dhe më të përgjegjshme se ne. Siç ka thënë edhe i madhi Ivan Cankara: „E bukur është nata për njeriun kur e di që do të lind dita“. Shihemi së shpejti…bashkë deri në fitore!

Autori është kryetar i Dhomës Ekonomike të Serbisë