Sigurimi tregon si e shpëtoi qytetarin nga vetvrasja: “I thashë ndeze një cigare e eja flasim”

Një nga punonjësit e sigurimit në Komunën e Mitrovicës ka treguar ekskluIvisht për Mitropol se si e shpëtuan nga vetëvrasja qytetarin që tentoi të hidhej nga objekti i Komunës.

Ai tregon se me të marrë lajmin që një person është ngjitur në objektin e Komunës, kanë intervenuar bashkë me policin Afrim Shyti, i cili ndodhej në patrollën e parë që arriti në vendin e ngjarjes.

“Intevenuam pasi e morrëm me të mirë, ngadalë, pasi personi në fjalë më njihte mua sepse ka frekuentuar Komunën shpeshherë dhe unë e prisja mirë çdoherë, pasi e dija se ishte njeri me telashe”, tregon Labinot Selaci për Mitropol. Ai tregon se e morrën me të mirë qytetarin në fjalë dhe pasi e bindën ta ndezë një cigare bashkë me policin Afrim Shyti, e ftuan të flisnin poshtë dhe pastaj arritën ta shpëtojnë.

“Duke e marrë me të mirë, i thashë ta ndezë një cigare, mos të ngutet dhe eja të flasim. Më tha ‘Jo, Lab po kcej’. Unë i thashë ngadalë mos u ngut, iu afrova ngadale, ia dhamë cigaret dhe e krijuam kordonin e sigurisë bashkë me policin, e pastaj e zbritëm personin poshtë”, tregoi Selaci për Mitropol.

Qytetari tani ndodhet në trajtim në spital, pasi u shoqërua nga Policia e Kosovës.