Sigal Prishtina e mposht Trepçën në duelin e parë

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Trepçes në sfidën e parë gjysmë finale në kuadër të Playoff-it në superligën e basketbollit.

Ndeshja ishte interesante dhe shumë e luftuar nga të dyja skuadrat.

Dallimi u bë në çerekun e tretë të cilin Prishtina e mbylli me avantazh minimal dhe nga aty vetëm e ngriti epersinë.

Në fund ndeshja u mbyll me rezultat 82 me 70.