Siç nuk e keni dëgjuar më parë, Thaçit me intervistë në gjermanisht gjatë viteve të 90-ta

Ish-presidenti i Kosovës, Haxhim Thaçi, në vitet e 90-ta ka dhënë një intervistë për gjendjen në Kosovë në gjuhën gjermane.

Thaçi ka folur gjermanisht për bashkëpunimin me ndërkombëtarët e ndihmën që ka dhënë NATO e shtetet tjera për vendin.

Ai ka folur edhe për Konferencën e Rambujesë në Francë.

Thaçi ka përmendur punën e përbashkët me ndërkombëtarët në Paris, Londër e Bruksel. Ndërsa, të tjerash ai ka përmendur edhe ndihmën që ka dhënë NATO në Kosovë, duke thënë se ajo çfarë ka bërë Serbia ka qenë një tragjedi.

Ish-presidenti Thaçi ka deklaruar se qytetarët e Kosovës nuk kanë mundur që të jetojnë si skllevër e pa të ardhme derisa ka përmendur edhe UÇK’në.