Si udhëtoi Presidenti në Bjellorusi, në vendin që s’e njeh Kosovën?

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka qëndruar në Bjellorusi, në Minsk, ku po mbahen Lojëra Olimpike Europiane. Atje, nuk dihet nëse ka shkuar me pasaportë të Kosovës apo me ndonjë dokument tjetër, meqë Bjellorusia s’e njeh Kosovën.

Hashim Thaçi ka shkelur në Minsk të Bjellorusisë për të marrë pjesë si shikues në Lojërat Olimpike Europiane, atje ku kosovarja Majlinda Kelmendi mori Medaljen e Artë.

Mirëpo, Presidenti i vendit s’ka udhëtuar në shtetin bjellorus me pasaportë të Kosovës. Kjo për shkak se pasaporta kosovare s’njihet prej shtetit fqinj të Rusisë.

Presidenti ka nënshtetësi të Shqipërisë dhe edhe pasaportë shqiptare.

Shefi i Shtetit s’e ka sqaruar nëse atje ka shkuar me pasaportë të Shqipërisë apo ka përdorë ndonjë kanal diplomatik për të përdorur dokument tjetër gjatë udhëtimit për në Minsk.