Si u festua rënia e murit të Berlinit, më 9 nëntor 1989 FOTO

Muri i Berlinit u ndërtua në vitin 1961 për të ndarë Berlinin Lindor nga ai Perëndimor, dhe u shemb më 9 Nëntor të vitit 1989. Ngjarja ishte aq e rëndësishme sa shërbeu si shtysë për rrezmin e komunizmit edhe në shumë vende të tjera.

I ndërtuar nga Gjermania Lindore, e udhëhequr nga Bashkimi Sovjetik, muri kishte si synim të mbante fashistët perëndimorë larg e që të mos pushtonin lindjen. Por në fakt shërbente edhe si barrikadë për lindorët që përpiqeshin të emigronin vazhdimisht për në territoret e perëndimti kapitalist.

Ndarja bëri që të ndahen familje e të shkelen të drejta njeriu, duke e mbajtur popullsinë e Gjermanisë Lindore të mbyllur në territor sovjetik. 100 persona u vranë teksa përpqieshin të kapërcenin murin kufitar, të rrethuar nga tela me gjemba e ushtarë me mitralozë.

Më 9 Nëntor 1989, partia komuniste e Gjermanisë Lindore tha se qytetarët mund të kalonin matanë murit kur të donin. Menjëherë u krijua kaos. Ata që jetonin në Lindje më në fund kishin mundësinë të kalonin në perëndim për herë të parë pas 30 vitesh. Teksa mblidheshin, qytetarët nisën ta shkatërrojnë murin.