Shkruan: Atdhe Gashi
Nënkryetari i Parlamentit të Serbisë, antishqiptari shovinist Milovan Drecun, së bashku me ish oficerët e shërbimit serb, si Zoran Stijoviq dhe Zoran Mijatoviq, kërcënojnë dita – ditës në shtypin serb do të shkojnë në Hagë, së bashku me ish strukturën e sigurisë me akronimin SDB të kohës së Millosheviqit për të dëshmuar kundër liderëve të UÇK-së!
Pikërisht me gjakpirësit që kanë spiunuar e maltretuar mijëra e mijëra vasha e djem shqiptarë në Kosovë gjatë pushtimit dhe robërisë së regjimit të Milosheviçit.
Monstrat gjaktarë si Drecun, Stijovic dhe Mijatovic e të tjerë duan që krimet e luftës që i bëri Serbia të fshihen, të harrohen.
Kërcënimet e drecunve, stijovicëve e mijatoviçëve për dëshmi të stisura në Hagë tregojnë së shteti fashist serb nuk është ndryshuar. Ai është në një vrimë e zezë propagandistike e dezinformative gjakpirëse kundër luftëtarëve të lirisë së UÇK- së dhe konceptit të Lirisë së Kosovës në vetvete, në kohën kur edhe liderët serbë po kërcënojnë me zë të lartë së duan të kthejnë trupat serbe në Kosovë!
DIGRESION:
(Si bënte përpjekje Serbia të fabrikonte krime kundër UÇK-së dhe Kosovës)
Gëzim Paçarrizi nga Malisheva, i cili është identifikuar prej organeve sigurisë serbe se: ka një veshkë të hequr nga një fatkeqësi që e kishte pësuar para luftës. Këta, në një takim të datës 08.04.2009 në Prevallë të Prizrenit kanë deklaruar se do ta paguajnë “dëshmitarin” e mundshëm Gëzim Paçarrizi luftës”. Për një dëshmi të tillë ata t’ia japin rreth 70 mijë euro dhe beneficione tjera në Serbi të cilat ia garantonte shteti serb.
- Në fund të muajit mars 2009, Hakif MEHMETI nga Mitrovica është dërguar në Shqipëri për të siguruar “dëshmi” dhe “fakte” për krimet e kryera të UÇK-së. Atje është dërguar nga shërbimi serb – BIA, me detyra që në Burrel të Shqipërisë të filmoj gropa të zbrazura për t’i paraqitur si varre kolektive të serbëve, të siguroj dëshmi prej banorëve lokal se në fshatin e tyre kanë parë pjesëtarë të UÇK-së dhe të merrte edhe disa kocka serbësh në veri të Mitrovicës dhe t’i dërgonte diku në ndonjë shpellë në Burrel.
- Gjatë të njëjtës periudhë (fund viti 2009 – fillim viti 2010) edhe Vesna SPALEVIQ e cila punon në komunën e Deçanit, është interesuar që të gjej persona me interes në funksion të mbledhjes së të dhënave për serbët e zhdukur, të cilët mund të jenë marrë peng e që pastaj janë shfrytëzuar për transplant organesh, të identifikoj varreza masive në Kosovë dhe Shqipëri, etj. Ajo këtë e ka realizuar për zonën e Rrafshit të Dukagjinit, përmes kushtëzimit të kërkesave për gjetjen e të afërmeve të tyre të zhdukur gjatë luftës.
- Gjatë muajt maj-qershor 2009 në zonën e Gjilanit (Ranillug, Kermjan, Partesh) dhe në Graçanicë kanë qëndruar dy serb të cilët janë prezantuar si prokurorë të Prokurorisë Serbe për Krime Lufte, që janë shoqëruar me Mlladenka TUFIQ e dyshuar si pjesëtare e shërbimit serb – BIA, të cilët kanë kontaktuar me familjarë të serbëve të zhdukur apo të vrarë gjatë luftës. Ata kanë premtuar shuma të konsiderueshme parash në rast se japin “dëshmi” se familjarëve të tyre iu janë hequr organet për qëllime transplanti.
Pas publikimit të Raportit të senatorit Dick MARTI, shërbimet serbe kanë vazhduar përpjekjet e tyre për të “dëshmuar” dyshimet e ngritura në këtë raport. Në muajin shtator 2011, në qytetin e Tutinit, në Mal të Zi, dy pjesëtarë të strukturave të sigurisë së Serbisë janë takuar me Shani SAHITAJ/MORINA, Musaj KRASNIQI dhe Fatmir KRASNIQI të cilët janë marrë me kontrabandim me migrantë. Atje janë diskutuar për përgatitjen për të dërguar disa eshtra të serbëve në Shqipëri ku ka pasur baza të UÇK-së.
Strukturat e sigurisë së Serbisë kanë punuar intensivisht për “kriminalizimin” e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe figurave drejtuese të saj. Në forma të ndryshme janë përpjekur që t’i “fabrikojnë” dhe “vërtetojnë” krimet të cilat sipas tyre janë kryer nga UÇK, përfshirë edhe trafikun e organeve me qëllim transplanti. Përveç dëmtimit të imazhit në media dhe raporte ndërkombëtare, këto struktura në vazhdimësi kanë punuar në fabrikimin e fakteve për “vërtetimin” e atyre dyshimeve, kryesisht në bashkëpunim me burimet e tyre dhe persona të përfshirë në veprimtari kriminale.
- Në vitin 2004 Pren THAÇI është arrestuar dhe rekrutuar nga shërbimi serb, të cilët i kanë kërkuar që t’i merr disa eshtra dhe t’i “varrosë” në fshatin Gurrë të Burrelit, Shqipëri. Nën presionin e tyre, ai e kishte pranuar detyrën, por që me vonë e ka refuzuar, edhe pse ishte kërcënuar me vdekje nëse deklaron diçka rreth kësaj çështje.
- Një nga planet dhe përpjekjet më madhore të shërbimeve serbe për përgatitjen e “dëshmitarëve” është dekonspiruar me datë 11.06.2009, kur në Çagllavicë, janë arrestuar Igor JOÇINAC, Milutin RADANOVIQ dhe Predrag ZHELJKOVIQ derisa ishin duke punuar në “gjetjen e dëshmitarëve”, kryesisht për transplant organesh. Ata nuk janë kufizuar vetëm në “dëshmitarë” serb, por për të qenë më bindës, janë angazhuar edhe në gjetjen e “dëshmitarëve” shqiptarë. Ka dyshime të bazuara se ata kanë qenë duke punuar me direktiva të Agjencisë Ushtarake të Serbisë – VBA, derisa IGOR JOÇINAC ka qenë i përfshirë edhe në aktivitete tjera kriminale, si trafikim i narkotikëve dhe armëve. Për disa muaj, ata kanë negociuar me shumë familjarë të serbëve të zhdukur gjatë luftës në shumë lokalitete të banuara me serbë në Kosovë, që të japin “dëshmi” të rrejshme se kinse familjarët u janë vrarë në Burrel të Shqipërisë nga pjesëtarë të UÇK-së, pasi paraprakisht ua kishin marrë organet për transplant. Në këmbim të këtyre dëshmive, ata u kanë premtuar të gjithë atyre shuma të konsiderueshme parash dhe beneficione tjera të cilat ua garantonte shteti serb. Ky grup kriminal, me direktiva të shërbimeve serbe, kanë identifikuar edhe persona të nacionalitetit shqiptarë, të cilët për çfarëdo arsye ishin të gatshëm të deklarojnë rrejshëm kundër UÇK-së. Këtë e konfirmon edhe rasti me personin Gëzim Paçarizi nga Komuna e Malishevës.
Përveç premtimeve për përfitime financiare dhe mundshëm të aktiviteteve të tyre në Serbi, pjesëtarë të këtij grupi kanë pasur edhe motive tjera, veçanërisht Musaj KRASNIQI, i cili aludon se vëllain e tij Isen Krasniqi e ka vrarë dikush të UÇK-së.
Me datë 23.02.2012 pjesëtarë të këtij grupi të cilin e drejtonte Shani SAHITAJ/MORINA kanë shkuar në Jagodinë të Serbisë, ku janë takuar me pjesëtarë të strukturave të shërbimeve serbe. Në atë takim kanë diskutuar lidhur me realizimin e planit për transportimin e mbetjeve mortore (kockave), ku si vende të mundshme për vendosjen e tyre janë përmendur: Burrel (vendi i njohur të shtëpia e verdhë), Krumë (te tuneli) dhe Partesh (vendi i njohur si shtalia e kuajve).
Përkundër ndërmarrjes së masave të ndryshme, të dhënat lidhur me transportimin e mbetjeve mortore nga Serbia fillimisht në Kosovë e pastaj në Shqipëri nuk është arritur të konfirmohen. Por, ka të dhëna të pakonfirmuara plotësisht, se në muajin mars 2011 dy mbetje mortore janë dërguar me auto-ambulancë në Manastirin e Deçanit, për të cilat janë përkujdesur personeli kishtar. Por, në Manastirin e Deçanit thuhet se në atë kohë ekzistonin rreth 30 qese me eshtra të serbëve, që ishin në proces të identifikimit nga mjekësia ligjore dhe që pretendohej se kanë vdekur gjatë luftës së vitit 1999.







