Si një investitor humbi tek hakerët 24 milionë dollarë në Bitcoin

Një investitor në kriptomonedha humbi 24 milionë dollarë pasi ra viktimë e një teknike hakimi me ndërrim kartash SIM raportoi The Wall Street Journal.

Michael Terpin u godit nga sulmi më 7 Janar 2018 pak ditë pasi bitcoin arriti vlera rekord. Hakerët vodhën 1,500 bitcoin duke marrë nën kontroll numrin e tij dhe përdorur funksionin Forgot Password të Google për të aksesuar e-mail-in.

Në posedim të dy llogarive personale, hakerët hakuan portofolin e kriptomonedhave të Terpin, vodhën asetet dixhitale dhe i shitën menjëherë sipas WSJ.

Bitcoin këmbehej me 16,969 deri në 15,790 më 7 Janar 2018. Sot monedha dixhitale ka rënë në 8,700 dollarë.

Teknika e zëvendësimit të kartave, njohur si SIM Swaping, i vjedh individit numrin e telefonit i cili përdoret për të aksesuar llogari të tjera.

Edhe CEO i Twitter Jack Dorsey ra pre e një sulmi të tillë më 30 Gusht. Por nuk ishte hera e parë që Terpin hakohej në këtë mënyrë sepse ishte shënjestruar edhe shtatë muaj më parë por nuk humbi asgjë.

Pas hakimit të parë investitori shtoi masa sigurie në llogarinë e tij të operatorit celular Amerikan AT&T duke vendosur një PIN gjashtë shifror.

loading…