Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, në rrugë Dëshmorët e Kombit, reth orës 21:30 disa persona në dy vetura janë gjuajtur me armë, dhe e ka pësuar një tjetër shofer që ishte në kolonë.

Gjatë këtij sulmi nuk raportohet për të lëdnuar rënd, ndërsa prokuroria po merret me rastin.

“Raportohet se ka pas shkëmbim zjarri (gjuajtje me armë) mes dy veturave në lëvizje. Si pasojë e të shtënave ishte goditur në parafango një veturë e cila ishte në kolonë. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është informuar prokurori. “, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.

Lajmin e kisht konfirmuar Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës me 30 qershor.

“Sonte rreth orës 21:50, tek posta kryesore në Prishtinë ka pasur gjuajtje me armë zjarri. Policia ka dalë në vend-ngjarje, një veturë është dëmtuar, për momentin nuk kemi informata për persona të lënduar. Policia po e trajton rastin dhe për të informacione tjera u njoftojmë me kohë”, kishte thënë Krasniqi.