Xhavit Haliti i PDK’së thotë se anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje sillen si në kohën e komunizmit. Thotë se deputetë të kësaj partie nuk përshëndesin dhe nëse i përshëndes nuk të përgjigjen.

“Unë çuditem me një kategori të njerëzve të Vetëvendosjes, ata nuk të flasin në rrugë. S’guxojnë me të përshëndet. Unë nuk e kuptoj, sillen njësoj si në komunizëm..

“Shumica e deputetëve nuk të thonë mirëdita ose mirëmëngjesi  hiq…ia kam dhënë dorën dhe me ka ikë dorën”, theksoi Haliti.

“Këta kanë frikë prej njëri-tjetrit, unë e di se kanë disiplinë të brendshme”, thotë Haliti në Pressing.

Por Haliti nuk e kundërshton një koalicion të mundshëm me VV’në në të ardhmen.

“Nuk e kam problem me qenë në koalicion me Vetëvendosjen. Nuk e kam problem me qenë në koalicion me LDK’në”, tha Haliti.

“Unë çuditem me një kategori të njerëzve të VV’së, ata nuk guxojnë me të fole në luftë. Sillen njësoj sikur të ishin sillë në komunizëm. Pse u dashka mos me e përshëndet njëri tjetrin?”, shtoi ai.