Kanye West

“Si në burg”, Kanye West shpërthen në lot teksa dëgjon këngën dedikuar divorcit me Kimin

Reperi, Kanye West, ka organizuar së fundmi një festë për albumin e tij të cilin do të publikojë së shpejti, në këtë album do të jetë edhe një këngë e cila përshkruan martesën e tij me modelen, Kim Kardashian.

Mediat e huaja kanë raportuar se në momentin që është vendosur kënga “Welcome to my Life”, e cila thuhet se flet për problemet në jetën e tij personale, reperi ka shpërthyer në lot.

Kanye e përshkruan shtëpinë në të cilën ka jetuar me ish-bashkëshorten si një ‘burg’. Teksi i këngës prek divorcin e tij nga Kimi, dështimin për të konkurruar si President i ShBA-ve dhe gjëra të tjera të cilat do të bëhen të ditur ditën e premte kur edhe do të publikohet albumi.

 “Është në këngë shumë e thellë, e trishtë për Kanye, në të cilën ai reflekton për martesën me Kim. Ai flet për fëmijët dhe përmend atë që merr gjithçka. Pasi luajti këtë këngë, ai ndali për 2 minuta dhe qau. Ishte shumë i zymtë”, është shprehur një burim për “The Sun”.

Festa e organizuar nga Kanye West u mbajt për publikimin e albumit të tij të 10-të, që titullohet Donda, në nder të nënës së tij të ndjerë.