Si ndodhi sherri mes dy vëllezërve në Radhimë, arrestohet autori

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e Vlorës, ku në zonë e plazhit në Radhimë mesditën e sotme pati të shtëna me armë zjarri.

Gazetarja Ebrieta Maçaj raportoi se Eduard Kondi ka qëlluar me armë 5 deri në 6 herë në drejtim të vëllait të tij, Beniamin Kondi, në parkingun e zonës së plazhit që ata administrojnë. Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Autori është arrestuar pak minuta më vonë nga Policia në një banesë në zonën e Lungomares.

Autori i ngjarjes është kthyer dje nga Anglia. Ai me vëllain e tij kanë pasur një tjetër debat ditën e djeshme.

Nuk dihen detaje të tjera për ngjarjen dhe pritet marrja e dëshmive të dy vëllezërve.

Policia ka rrethuar zonën, ndërkohë pushuesit janë larguar të frikësuar nga plazhi. /Euronews Albania/