Si ndodhi masakra që shuajti familjen në Dibër (VIDEO)

Vëllai i mbylli derën vëllait, duke ekzekutuar atë dhe të birin 17-vjeç. Ngjarja e rëndë kriminale ndodhi sot rreth orës 14:30 në fshatin e largët malor të Xibrës, pjesë e Bashkisë Klos (qarku Dibër). Më pas vëllai vrasës, vrau edhe veten.

Ata i kishin shtëpitë shumë pranë, ndërsa dyshohet se shkak është bërë konflikti për pronësinë e tokës. Në video shihen njerëzit të pushtuar nga paniku, ndërsa dëgjohen të qarat e ulërimat e grave brenda banesës.

Sipas informacionit që jep policia, autori i krimit është Sali Dakuçi, 57 vjeç. Ai ka qëlluar me armë zjarri të vëllanë Kujtimin. Më pas ka dalë nga banesa djali i Kujtimit. Ai është përpjekur ti japë ndihmën e parë të atit, por është qëlluar pa mëshirë nga xhaxhai.

Ndërkohë, babë e bir janë nisur me urgjencë drejt spitalit me një makinë private. Ata kanë humbur jetën gjatë rrugës për shkak të plagëve të shumta. Fshati Xibër është dy orë larg nga spitali në Peshkopi.

Autori i krimit ka marrë vesh lajmin se kanë vdekur vëllai dhe nipi, ndaj ka shkrehur armën drejt vetes. Në pamjet më poshtë është momenti kur ambulanca merr trupin e pajetë të Sali Dakuçit.

Flogerti ishte djali i vetëm i Kujtimit… Ndërsa Saliu ka vetëm një djalë që ndodhet jashtë vendit. Shtëpitë e dy vëllezerve janë në të njëjtin oborr. Gratë dhe vajzat e tyre kanë hapur dyert e mortit, ndërsa ngjarja e rëndë ka tronditur mbarë zonën.

loading…